- hardware
- [ha:dweë] harduer, pjesë fizike e kompjuterit (hardueri përmban komponentet fizike të kompjuterit siç janë: tastiera ( Keyboard ), monitori, shtypësi ( Printer ), miu ( Mouse ), disku i ngurtë ( Hard Disk ), njësia e diskut, disketa ( Floppy Disk ), njësia e disketës, CD-ROM-i ( CD ROM ), njësia e CD-ROM-it, vizatuesi, modemi, lexuesi ( Scanner ), kamera digjitale etj.) software [softweë] softuer, program (softueri përmbanë programet dhe të dhënat të cilat e udhëzojnë kompjuterin në punën e tij, literatura, dokumentacioni dhe udhëzimet në lidhje me kompjuterin. Hardueri mund të krahasohet me gramafonin e disqet, ndërsa softueri me muzikën e inçizuar në disqe.) Kompjuteri , marrë në kuptimin e gjerë, përbëhet prej dy komponentëve të quajtura: harduer ( Hardware- pjesë fizike e tij) dhe softuer ( Software- programet dhe udhëzimet për punë). Me fjalë tjera, softueri është pjesa programore e hardueri pjesa mekanika e kompjuterit.* * *hardware
English-Albanian dictionary. 2013.